11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vrasja tragjike e Ilaria Sulas: Autoritetet italiane sekuestrojnë kompjuterin

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një kontroll të dytë në banesën e Marc Samson, 23-vjeçarit filipinas i akuzuar për vrasjen mizore të studentes shqiptare Ilaria Sula, 22 vjeç, ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri.

Sipas mediave italiane, gjatë këtij kontrolli të fundit, policia ka sekuestruar kompjuterin personal të të riut, i cili do të analizojë për të zbuluar prova të mundshme që lidhen me planifikimin e vrasjes, gjurmë digjitale ose komunikime që mund të ndihmojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ilaria Sula ishte zhdukur më 25 mars dhe u gjet më 2 prill e pajetë, e fshehur në një valixhe në një zonë pyjore në periferi të Romës. Sipas hetuesve, Samson e kishte goditur me thikë disa herë, më pas kishte fshehur trupin dhe kishte përdorur telefonin e saj për të krijuar iluzionin se Ilaria ishte gjallë, duke u shtirur si ajo në komunikime pas vrasjes.

Një pikë ende e errët në hetim është roli i prindërve të Marc Samson. Ata kanë deklaruar se ndodheshin në shtëpi në momentin e krimit, por hetuesit dyshojnë për mundësinë që të kenë dijeni ose të kenë ndihmuar në fshehjen e kufomës, pasi është e vështirë të besohet që nuk kanë dëgjuar asgjë gjatë aktit të dhunshëm.

Ndërkohë, qyteti i Ternit po përgatitet për t’i dhënë një lamtumirë të denjë Ilaria Sulas, me një kortezh me pishtarë që do të mbahet në nder të saj. Ceremonia pritet të jetë e mbushur me dhimbje dhe solidaritet, si një dëshmi e tronditjes që kjo ngjarje ka shkaktuar në komunitet.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa drejtësia italiane përpiqet të japë përgjigje të plota për një krim që ka prekur zemrat e mijëra njerëzve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...

Kroacia ndalon telefonat në shkolla: Studimi zbulon se nxënësit i përdorin kryesisht për argëtim

0
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme, një masë që synon të...

“Më kërcënoi se do të më vriste” – 55-vjeçari bullgar arrestohet në Selanik pas...

0
Një shtetas bullgar, 55 vjeç, është arrestuar nga oficerët e policisë DIAS në Selanik, pas një denoncimi për përdhunim të bërë nga një 52-vjeçare,...

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...