8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Vrasje misterioze në Madrid: Egzekutohet me pesë plumba avokati ukrainas me lidhje të forta politike

Një atentat tronditës ndodhi mëngjesin e 21 majit në afërsi të një shkolle ndërkombëtare pranë Madridit, ku avokati i njohur ukrainas, Andriy Portnov, u qëllua për vdekje në mes të ditës. Teksa po kthehej për të hipur në veturën e tij të tipit Mercedes, pasi kishte lënë fëmijët në shkollë, persona të armatosur hapën zjarr mbi të, duke e qëlluar pesë herë – plumbi i fundit në kokë rezultoi fatal.

Ngjarja, e cilësuar nga mediat spanjolle si një ekzekutim i pastër profesional, ka shkaktuar tronditje jo vetëm në Spanjë, por sidomos në qarqet politike të Ukrainës, ku Portnov kishte luajtur një rol të rëndësishëm ndër vite. I diplomuar për drejtësi, Portnov ka qenë një figurë e njohur në politikën ukrainase, i lidhur ngushtë me ish-presidentin Viktor Yanukovych dhe ka shërbyer si zëvendësshef i administratës së tij deri në përmbysjen e qeverisë në vitin 2014.

Portnov njihej për stilin e tij agresiv si avokat dhe përdorimin e drejtësisë si mjet presioni politik, duke ngritur padi të shumta ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë. Pas rënies së Yanukovych-it dhe shpërthimit të luftës në Ukrainë, ai kishte qëndruar për një kohë jashtë vendit, mes të tjerash edhe në Austri e Rusi, përpara se të zhvendosej në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim të gjerë mbi ngjarjen, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë – përfshirë ndonjë atentat politik ose larje hesapesh. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Portnov ishte përfshirë edhe në çështje të ndjeshme ndërkombëtare, çka e bën vrasjen e tij një çështje me potencial ndikimi përtej kufijve spanjollë dhe ukrainas.

Hetimet vazhdojnë ndërkohë që familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij kërkojnë drejtësi për një akt brutal që tronditi opinionin publik dhe ringjalli hijet e politikës së errët post-sovjetike në mes të Evropës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...