11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vrasje për tokën në Shkodër, 61-vjeçari ekzekutohet me armë zjarri pas konflikti të vjetër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Abat, në njësinë administrative Shalë të Shkodrës, ku një 61-vjeçar u vra me armë zjarri pas një konflikti të hershëm për pronësinë e tokës.

Viktima është identifikuar si Piro Prroni, banues prej vitesh në Tiranë, ndërsa autor i dyshuar i krimit është Ndoc Maçaj, bashkëfshatar i tij.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, mes dy personave ka pasur përplasje të vazhdueshme për më shumë se 10 vite, të cilat u rikthyen së fundmi për shkak të procesit të regjistrimit të tokave që ka nisur në zonën e Shalës dhe në disa njësi administrative të Shkodrës. Ky proces ka shtuar tensionet dhe ka rindezur konfliktet për pronësinë e parcelave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...