10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vrau të fejuarën në muajin e 7-të të shtatzanisë, ky është momenti kur u kap autori

Para se të rrëfente vrasjen e Giulia Tramontano-s, partneri i saj Alessandro Impagnatiello u mbush me fyerje kur u largua nga shtëpia e tij në Senago, në zonën milaneze.

Burri jetonte me partneren e tij, e cila u raportua e zhdukur të shtunën dhe në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Jashtë banesës janë mbledhur disa persona nga zona dhe kanë pritur 30-vjeçarin duke bërtitur dhe hedhur sharje në drejtim të tij. Burri ka dalë me makinë dhe i është drejtuar komisariatit ku pranoi edhe krimin.

30-vjeçari, me profesion bariste në një hotel luksoz në Milano, ka rrëfyer para prokurorit Alessia Menegazzo, se ku e kishte fshehur trupin e partneres së tij, në një ndërtesë të vjetër jo shumë larg shtëpisë së çiftit.

Sipas asaj që rezultoi, burri do t’u kishte thënë hetuesve se gjithçka e kishte bërë vetë, edhe në fazën e fshehjes së trupit. Ai do të përpiqej të digjte trupin, por nuk ia doli. Në fakt, ajo nuk ishte e djegur plotësisht kur u gjet.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në shtëpi mbrëmjen e së shtunës, pasi atë ditë Giulia Tramontano kishte takuar gruan, kolegen amerikane të Impagnatiellos, me të cilën i dashuri i saj kishte muaj që kishte një lidhje paralele pa dijeninë e saj.

Tashmë kundër Impagnetiello janë grumbulluar elementë të ndryshëm, duke përfshirë, përveç mospërputhjeve në versionin e raportimit të tij të zhdukjes të së dielës, mbi të gjitha gjurmët e gjakut të gjetura në makinën e tij dhe pamjet e kamerave të vëzhgimit në zonë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...