5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vritet me armë në Vaun e Dejës Frrok Lleshaj, dyshohet për gjakmarrje – Viktima kishte kryer dënim për vrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vaun e Dejës, ku një burrë është gjetur i vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj, 65 vjeç, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet të jetë ekzekutuar për motive gjakmarrjeje.

Frrok Lleshaj nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet. Ai kishte qenë më parë i dënuar për vrasje me dashje, për një konflikt të ndodhur brenda familjes. Me vendim të Gjykatës së Shkodrës, nr. 37, datë 17.03.2006, ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kushëririt të tij, Dodë Lleshaj.

Pas vuajtjes së dënimit, Frrok Lleshaj ishte liruar nga burgu më 16 mars 2023, vetëm një vit para se të gjendej i pajetë.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja, për shkak të ngjarjes së ndodhur vite më parë, por autoritetet nuk përjashtojnë edhe motive të tjera të mundshme.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në vëmendje plagën e vjetër të hasmërive në veri të vendit, që vijojnë të marrin jetë, dekada pas konflikteve fillestare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...