8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar shqiptar në Belgjikë, autorët në kërkim

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti të rëndë me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë. Viktima është identifikuar si Marko Beka, banues prej vitesh në Geel dhe me profesion taksist.

Sipas mediave belge dhe burimeve zyrtare, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një debati mes Bekës dhe disa klientëve, i cili ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Pas të shtënave, autorët janë larguar në këmbë nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhen në kërkim nga policia.

Dëshmitarë okularë kanë parë 45-vjeçarin të shtrirë në tokë dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të ambulancës, Marko Beka ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Zona përreth u rrethua për disa orë nga policia, ndërsa në vendngjarje mbërritën hetuesit, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe për identifikimin e autorëve.

Marko Beka ishte baba i tre fëmijëve, të moshave 5, 11 dhe 17 vjeç, dhe drejtonte një biznes privat taksish në Geel. Bashkëshortja e tij, Izabela, e ka përshkruar viktimën si një njeri të qetë, të sjellshëm dhe shumë social, i respektuar nga komuniteti dhe pa konflikte me askënd.

Autoritetet belge bëjnë apel për bashkëpunim nga qytetarët, duke kërkuar çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në qendër të fshatit Larum.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...