9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Vuajtjet e tij dalloheshin menjëherë”, flet miku i Haxhi Çollakut që u vra nga policia italiane

Mediat italiane kanë bërë publike të tjera detaje në lidhje me Haxhi Çollakun, 55-vjeçarin shqiptar, i cili u qëllua për vdekje nga policia italiane të premten. Ai përplasi me furgon një karabiniere e më pas e sulmoi me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ku jetonte ish-gruaja e tij, e cila e kishte denoncuar për përndjekje.

Media italiane Nuova Venezia ka marrë dëshminë e një personi që e njihte Çollakun. Bëhet fjalë për një ish-restuarator nga Padova, që e kishte njohur shqiptarin prej 15 vitesh.

Ai ka treguar se Çollaku i ishte shprehur atij me këto fjalë: Dhimbja është pjesë e imja, nuk mund ta largoj më. Por njerëzit rreth meje nuk e vënë re këtë.

Miku i ti është shprehur se Çollaku kishte një inteligjencë ë madhe.

Haxhiu përshkruhet si një përbindësh, por ishte person me inteligjencë dhe ndjeshmëri të madhe. Nuk e di se me çfarë qëllimi ka shkuar në lagjen ku jeton ish-gruaja dhe vajza e tij, nuk e di historinë me ish-partneren dhe nuk ia lejoj vetes të them se çfarë është e vërtetë apo e rreme”, shprehet ai.

Por sipas mikut të shqiptarit, ai vuante nga fakti që nuk mund të shihte dot vajzën e tij.

Kishte punuar shumë për të sjellë familjen nga Shqipëria në Itali”, thotë miku i tij.

Italiani tregon se kur e ka parë për herë të fundit. Bëhet fjalë për një vit më parë, teksa shqiptari punonte në një kopësht.

Më tha se kishte një partnere, mendoj një grua polake, por gjithmonë mendonte për vajzën”, shprehet ai.

Ishte një person shumë privat, por vuajtja e tij e brendshme dukej menjëherë”, shton më tej italiani

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...