14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vuçiç për zgjedhjet e 3 prillit/Do të mbetem me 50 mijë vota më pak,por nuk do të humbasim jetë njerzish”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se në rast se serbët do të organizonin zgjedhjet e 3 prillit në Kosovë, dhjetëra e qindra prej tyre do të qëlloheshin nga policia e Kosovës.

Vuçiç, i cili është duke bërë fushatë zgjedhore, dhe deklaratat e tij populiste janë bërë më të shpeshta, ka folur për RTS2. Ai ka thënë se sa i përket organizimit të zgjedhjeve në Kosovë, gjërat nuk mund të ndryshohen.

“Do të bëjmë të mundur që serbët e Kosovës të votojnë në Serbi. Nëse serbët organizojnë zgjedhjet (në Kosovë), policia shqiptare do të qëllojë mbi ta. Në këtë rast do të kishim dhjetëra ose qindra të vdekur”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka deklaruar që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshironte të arrinte njohjen teknike të Kosovës nga Serbia, përmes kërkesës që Serbia do t’ia bënte Kosovës për ta lejuar mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se preferon që t’i humbë rreth 50 mijë vota, para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovës përmes parashtrimit të një kërkese zyrtare.

“Do të mbetem me 50 mijë vota më pak, por ky është problemi më i vogël, krahasuar me rrezikun për humbje jetësh”, ka thënë presidenti serb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...