7.5 C
Tiranë
Friday, February 20, 2026
spot_img

Vuçiç shkel premtimin ndaj BE-së, Serbia nënshkruan ligjet e kontestuara të drejtësisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkaktuar një krizë të re politike në rrugën e integrimit evropian, duke nënshkruar pesë ligje të kontestuara në fushën e drejtësisë, pavarësisht premtimit që kishte dhënë zyrtarëve të Bashkimit Evropian se nuk do t’i miratonte. Ligjet, të njohura si ligjet e Mrdiçit, ristrukturojnë Këshillin e Lartë të Prokurorive, selitë dhe zonat e gjykatave, prokuroritë publike dhe statusin e gjyqtarëve, duke ngritur shqetësime serioze mbi pavarësinë e gjyqësorit në Serbi.

Burime diplomatike të Nedeljnik raportojnë se veprimi i Vuçiç ka gërryer besueshmërinë e vendit te institucionet evropiane. Për herë të parë që pas rënies së regjimit të Slobodan Milosheviçit, nuk ka mbështetje të qartë nga zyrtarët e BE-së, madje as nga ata që kishin qasje pozitive ndaj Beogradit, si Gert Jan Kopman, drejtori i Komisionit Evropian për fqinjësi të mirë dhe zgjerim.

Ligjet e reja bien ndesh me përpjekjet e Serbisë për përfshirjen në Marrëveshjen e Shengenit dhe rrezikojnë të pengojnë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Analistët paralajmërojnë se strategjia e Vuçiç mund të konsolidojë pushtetin e tij duke përfituar nga një Bashkim Evropian i dobësuar dhe një proces të ngadaltë integrimi.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian po shqyrton masa për të përshpejtuar integrimin e rajonit dhe për të siguruar që standardet demokratike dhe të sundimit të ligjit të mbeten prioritare për vendet kandidate, përfshirë Serbinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Ky veprim i Vuçiç rrezikon të thellojë hendekun midis Beogradit dhe Brukselit, duke e vënë Serbinë në një pozicion të vështirë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, besimtarët ndërpresin namazin: “Jo të paktën këtu”

0
Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës, ku sipas raportimeve nga terreni, janë hedhur mjete ndezëse në drejtim të Xhamisë së Namazgjasë. Ngjarja ka shkaktuar...

Tension në protestën e opozitës, një i ri mbetet pa ndjenja pas gazit lotsjellës

0
Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës, pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e policisë për shpërndarjen e turmës. Siç shihet...

Big Brother VIP Albania: Krusita shpreh habinë pas përjashtimit të Kristi Lamajt

0
Pas përjashtimit të papritur të Kristi Lamajt nga “Big Brother VIP Albania”, banorja Krusita, me të cilën ai kishte krijuar një lidhje të ngushtë...

Katër punonjës të OSHEE-së nën hetim pas vdekjes së 27-vjeçarit në Rrilë

0
LEZHË – Prokuroria e Lezhës ka nisur hetim penal ndaj katër punonjësve të OSHEE-së, një ditë pas vdekjes tragjike të elektricistit 27-vjeçar Mark Prenga....

Vritet me thikë i riu në Tiranë, e sulmuan 2 vëllezër, dyshohet se u...

0
Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në kryeqytet pasi është goditur me thikë sapo ka dalë nga makina në rrugën "Kongresi i...