10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vuçiç: “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, kanë bërë gjithçka në përputhje me rregulloret”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritonin hapjen e negociatave me Bashkimin e Europian.

Gjatë një konference të përbashkët pas Samitit, Vuçiç u shpreh se Serbia e mbështeti këtë qëndrim dhe i bëri thirrje BE që të hapë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Serbia ishte mbështetëse për çeljen e procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por asgjë nuk ndodhi. Miqtë tanë nga Shkupi dhe Tirana e meritonin dhe mendoj se duhet ta marrin sa më shpejt të mundur. Nuk është formale, por e nevojshme sepse kanë bërë gjithçka në përputhje me rregulloret.

Qytetarët shqiptare dhe maqedonas e meritojnë këtë. Dua të them diçka që do konfimojë rrugëtimin tonë në BE, nëse bëhet një analizë mund të shihet që Serbia ka rritur shkëmbimet tregtare me BE, s’do e besoni. Mund ta imagjoni sa e madhe është kjo për një vend të vogël sa është Serbia.

I jemi mirënjohës që na mbështetën në këtë drejtim drejt BE, na kanë dëgjuar më shumë se 20 udhëheqës, edhe ne i dëgjuam edhe propozimin e Macron për krijimin e një komuniteti të ri evropian, është e vetmja mënyrë që ne të dëgjohemi”, tha Vuçiç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...