6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Vuçiç:Ballkani i Hapur po sjell përfitime për Beogradin, Tiranën dhe Shkupin

“Ballkani i Hapur” është një projekt i jashtëzakonshëm. Deklarata erdhi nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që pretendon se kjo iniciativë deri më tani ka sjellë përfitime të konsiderueshme për Beogradin, Tiranën dhe Shkupin.

Kjo vjen përpara Samitit të Ohrit dhe pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ofroi mbështetje për nismën rajonale, të cilën e konsideroi një projekt të Serbisë. Vuçiç shtoi se nuk do t’i lutet askujt për të marrë pjesë në “Ballkanin e Hapur” dhe njoftoi se në takimin e Ohrit do të nënshkruhen 4 marrëveshje mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në Samitin e Ohrit do të nënshkruhen 4 marrëveshje për njohjen e diplomave, për bashkëpunim në fushën e tregtisë dhe turizmit dhe për bashkëpunim në fushën e kulturës e administratës tatimore. Këto janë fusha të rëndësishme dhe sigurisht që do të përfitojnë të gjithë”, tha presidenti serb.

Vuçiç tha se në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, por vetëm si vëzhgues dhe jo si pjesëmarrës. Presidenti shtoi se shkëmbimi tregtar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është rritur në mënyrë drastike.

Ai komentoi arsyet që detyruan ministrin e Jashtëm rus të anulonte vizitën në Beograd. Vuçiç u shpreh i pakënaqur me atmosferën e krijuar në botë lidhur me këtë zhvillim, duke theksuar se ishte krijuar “histeri”. Presidenti bëri të ditur se në shumë bisedime, Serbisë iu kërkua ta anulonte vizitën, madje tha se vendit të tij nuk iu lejua që të bisedonte me Lavrovin. Ministri i Jashtëm rus do të qëndronte dy ditë në Beograd, por Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria i mbyllën hapësirën ajrore për shkak të sanksioneve kundër tij.

Kremlini e konsideroi këtë një akt armiqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...