Debatet nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother VIP 5, edhe pse dita nisi me premtimin për qetësi. Rogerti u përfshi në një përplasje të ashpër me disa banorë, mes tyre edhe Stenaldo.
Situata u tensionua kur Stenaldo i përmendi Rogertit një moment personal, takimin me vëllain e tij, me të cilin nuk kishte pasur komunikim prej vitesh.
Pjesë nga debati:
Rogerti: “Unë jam i pastër. Unë kam vlera të tjera.”
Stenaldo: “Mos na fol për situata familjare… me zor erdhi të të fliste ai zotëria. Me xham midis. Ec ore se nuk je ti për të na dhënë këshilla. Xhami dopio.”
Debati vijoi me tone të ashpra, ku Rogerti u përpoq të justifikonte takimin, ndërsa Stenaldo ironizoi, duke e kthyer diskutimin edhe në akuza për sjelljen e tij në lojë.
Përplasja mes banorëve ka sjellë tension të ri në shtëpi, duke treguar se pavarësisht përpjekjeve për qetësi, konfliktet mbeten të pashmangshme në këtë fazë të lojës.






