7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Xhamia e Et’hem Beut/ Presidenti turk Erdogan: “Kjo vepër xhevahir në mes të Tiranës reflekton kulturën, vlerat e përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë”

Në fjalën e mbajtur gjatë inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut pas restaurimit, presidenti turk Erdogan tha se ky xhevahir në mes të Tiranës reflekton kulturën dhe vlerat e përbashkëta mes dy vendeve tona.

Falënderoj Allahun fuqiplotë që na bashkoi sot këtu zemrat tona në këtë shesh! Ju falënderoj gjithsecilin nga ju për durimin, për mirëpritjen që na keni bërë deri më tani! E di që keni ardhur nga Shkupi, e di që keni ardhur nga Shkodra, keni pritur me orë të tëra. Sot këtu në Shqipëri jemi duke përjetuar një ditë shumë speciale dhe shumë të veçantë, plot emocione. Janë vëllezërit e mi që kanë ardhur edhe nga Kosova, dua t’i falënderoj dhe t’u përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta. Po ndajmë lumturinë dhe kënaqësinë e inaugurimit dhe hapjes së këtyre veprave të restrauruara nga TIKA.

Sot në mëngjes ishim në Laç dhe bëmë dorëzimin e banesave të tërmetit që ishte investim i Turqisë. Ndjemë kënaqësinë kur pamë se ishin shëruar plagët e shkaktuara nga tërmeti i shtatorit dhe nëntorit 2019. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia dhe lus Zotin që të mëshirojë shpirtrat e atyre që ranë në tërmet. Realisht jam ndjerë shumë i lumtur sot kur pashë që po u dorëzoheshin familjeve të prekura nga tërmeti 522 banesa.

Gjatë asaj periudhe kam qenë vazhdimisht në kontakt me Edi Ramën, mikun tim dhe në fund arritëm të finalizojmë këto vepra. Pak më parë isha në Kuvend ku mbajta edhe fjalimin e radhës para deputetëve dhe përfaqësuesve tuaj. Përsëri jemi këtu për të ndarë këtë kënaqësi shumë speciale sepse po hapim një nga veprat më madhështore në qendër të Tiranës, me donacion nga Turqia dhe restaurim të TIK-ës. Kjo vepër xhevahir në mes të Tiranës reflekton kulturën, vlerat e përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë”, tha Erdogan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...