12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Xhandarmëria serbe e rrëmbeu dhe plagosi një qytetar kosovar” – reagon ministri Xhelal Sveçla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar sot pas një incidenti të ndodhur në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku sipas tij, Xhandarmëria serbe plagosi dhe më pas rrëmbeu një qytetar kosovar me inicialet M.V.

Sveçla e ka cilësuar këtë veprim si akt agresiv dhe destabilizues, duke theksuar se Serbia po vazhdon të cenojë hapur integritetin territorial të Kosovës dhe të përdorë politika frikësimi ndaj qytetarëve. “Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale të Serbisë hynë brenda territorit tonë dhe rrëmbyen tre pjesëtarë të policisë sonë,” shkroi ministri.

Ai kërkoi reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla, duke theksuar se këto veprime përbëjnë shkelje të rëndë të kufijve shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve kosovarë.

Policia e Kosovës konfirmon se qytetari M.V. u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe, ndërsa hetimet dhe monitorimi i situatës vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...