Në një intervistë për emisionin “Se luan topi”, Xheneta Fetahu ka hapur zemrën për përjetimet e saj brenda Big Brother, duke treguar se kishte ndjerë diçka të fortë për Gjestin, por kishte vendosur ta ndalonte veten.
“Kam qenë rrugës për t’u dashuruar dhe e kam ndal veten,” tha ajo, duke pranuar se lidhja emocionale ishte më e thellë se sa kishte treguar publikisht. Xheneta shtoi se kishte luftuar gjatë me ndjenjat e saj, duke tentuar t’i mohojë, edhe pse brenda saj ndihej diçka e fortë.
Ajo nuk përmendi drejtpërdrejt Gjestin, por aludimet ishin të qarta: “Nuk dua të them kush ka qenë, sepse me atë gjë kam luftuar me veten, sidomos pas Big Brother-it.”
Xheneta komentoi edhe raportin mes Gjestit dhe Eglit brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk ishte e sigurt nëse ndjenjat e tij ishin të sinqerta apo pjesë e lojës. Megjithatë, ajo ruan respekt për të: “Unë me atë person dua thjesht të kem respekt, sepse në momentet e mia më të vështira ai ka qenë aty, dhe për këtë jam mirënjohëse gjithë jetën.”
Ky rrëfim i saj tregon maturinë dhe ndjeshmërinë e Xhenetës, që edhe pas emocioneve të forta brenda shtëpisë, ruan respekt dhe mirënjohje për personat që kanë qenë mbështetje për të.






