10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Xhoana Kurti rrëfehet për momentin e vështirë kur mësoi për vdekjen e Ergys Dashit

Në një intervistë të emocionuar me moderatoren Ester Bylyku , Xhoana Kurti ka treguar momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e ish-partnerit të saj, Ergys Dashit.

Sipas Xhoana Kurtit, ajo ka marrë një telefonatë nga një shok i Dashit që donte të fliste me të. Në atë moment, një foto e Ergys Dashit iu shfaq në telefon dhe i thanë: “A është ai?”. Kur Xhoana pa foton e personit të vrarë, ajo ndjeu një tronditje të thellë dhe shpresonte që të ishte një keqkuptim. Megjithatë, tragjedia ishte e vërtetë.

“Ai ishte përmbys dhe shpresoja që të ishte gjallë… Kam bërtitur shumë dhe isha me një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion,” tregoi Xhoana Kurti në intervistë.

Ergys Dashi u vra në një atentat në Ekuador në janar 2022, kur ndodhej në një lokal, ku u sulmua me 20 plumba. Kjo ngjarje shkaktoi tronditje të mëdha dhe ndikoi thellë në Xhoana Kurtin, e cila tani ndan momente të dhimbshme të jetës së saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...