-0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Xhoana Kurti rrëfen detaje nga lidhja me Ergys Dashin: ‘Nuk e dija se kishte probleme aq madhore’

Xhoana Kurti, e njohur për pjesëmarrjen në spektaklin “Love Island”, ka rrëfyer detaje të forta nga lidhja e saj me Ergys Dashin, një nga bosët e njohur të drogës me veprimtari në Ekuador, i cili u vra në vitin 2022. Gjatë një interviste në “Glamour”, Xhoana ka treguar për herë të parë momente nga jeta e tyre bashkë.

Ajo ka shpjeguar se mori lajmin për vdekjen e Dashit disa orë pas ngjarjes, përmes një fotoje që i kishin dërguar, duke shfaqur momentin e tij të fundit. Xhoana ka theksuar se kishte një lidhje me Dashin për rreth dy vite dhe se kjo lidhje rezultoi në lindjen e një fëmije.

“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Isha shtatzënë

më sollën foto të tij pasi e kishin vrarë… Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”

Xhoana ka pohuar se, megjithëse ishte e njohur në media për lidhjen e saj me Dashin, nuk kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të tij dhe ka hedhur poshtë pretendimet se ishte pjesë e grupit kriminal. Ajo ka shprehur trishtimin dhe ankthin e saj, duke treguar se e ndiente si një tragjedi të fortë për veten.

Gjithashtu, Xhoana ka thënë se ishte e vetëdijshme për disa probleme që Dashit po iu përball, por nuk kishte idenë se ishin kaq serioze. Kjo rrëfim ka sjellë ndriçim në një periudhë të vështirë të jetës së Xhoanës dhe ka sjellë vëmendje të madhe në media mbi jetën private të saj dhe tragjedinë që ka përjetuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT