18.5 C
Tiranë
Monday, April 28, 2025
spot_img

Yuri Kim: Kur të ndëshkoni të korruptuarit do fitoni besimin e njerëzve

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zgjodhi ta krahasoj me një ngjitje në mal. Ndërsa solli shembullim e saj personal, Kim tha se për të ngjitur maloret, iu desh të vendosë me kujdes hap pas hapi, por theksoi se ishte gati të dorëzohej nëse nuk do të kishte patur ndihmë ne kurajon e miqve pranë.“Kur po ktheheshim nga Valbona drejt Thethit patëm mundësi të bënim një ngjitje malore, nuk ishte e lehtë por përmes ndihmës së guidës sonë, ne patëm mundësi që të vendosim një këmbë pas tjetrës, që të gjenim një hapësirë të fortë, dhe miqtë do të na jepnim një dorë kur donim të dorëzoheshim.

Kur shoh reformën në drejtësi në Shqipëri është një cështje që ka të bëjë me të vendosurin një këmbë pas tjetrës, në një majë aq të thepisur. Korrupsioni është është një problem i madh, është një mal problemesh në Shqipëri, por hap pas hapi ne jemi duke bërë përparim. Dëshiroj të marr një cast para, është një cast për t’u shënuar e për t’u festuar, edhe pse jemi larg fitores. Keni qenë këmbëngulës, duke vendosur hap pas hapi drejt ngjitjes tuaj në mal. Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”, tha ambasadorja e SHBA duke kërkuar nga të pranishmit duartrokitjen e mirënjohjes. Yuri Kim e konsideroi thelbësore për të ardhmen e vendit, reformën në drejtësi.

“Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton një temë thelbësore për të ardhmen. Jemi të përkushtuar për një të ardhme demokratike e të sigurtë të Shqipërisë. Është  në interes të SHBA të ketë një aleat të aftë të bëjë pjesën e saj. Të demostrojë që qeveria po punon në emër të qytetarëve, e jo të interesave të ngushta.Qytetarët e Shqipërisë, si kudo meritojnë qeverisje të mirë. Meritojnë të kenë besim se fondet publike, po përdoren për të përmirësuar jetën e tyre.  Ekzistojnë pengesa serioze për qeverisje të mirë, si zyrtarë të korruptuar, sektor drejtësie të kapur nga interesa politikë, gazetarë që raportojnë për interesa të caktuara, poste zyrtare për interesa vetjake ose partiake etj.

Pandemia i ka bërë rreziqet edhe më të qarta. Cdo sektor i kujdesit shëndetësor, është i mbushur për mundësi për korrupsion, për shkak të masës së buxhetit të tij,  por në kohë si këto, korrupsioni do të thotë jo vetëm shpërdorim i panevojshëm, por nënkupton jetë apo vdekje.

Të gjitha qeveritë kudo vuajnë nga një nivel korrupsioni. Edhe SHBA nuk janë të përjashtuara nga kjo, por qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion dhe mund të dënojnë ata që përdorin postin e tyre publik për të pasuruar veten ose partinë e tyre. Sigurisht policë, prokurorë e gjyqtarë të pavarur, janë thelbësor për qeverisjen e mirë. Shqipëria duhet të nisë raportet periodike të performancës për gjyqtarët e prokurorët, për të siguruar efektiv të drejtësisë.

Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj, por duhen gjetur mënyrat për t’i ndëshkuar. Kur ta bëni këtë do të keni fituar besimin e njerëzve.  Shqipëria ka nisur në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi ka nisur të tregojë rezultate. SPAK ka drejtimin e saj.

Kjo është një mundësi për të vlerësuar përparimin e bërë. Reformat do të vazhdojmë ti mbështesim. Mbetemi thellësisht të përfshirë në forcimin e SHCBA, duke ofruar trajnime. Ne përshëndesim përpjekjet e KLGJ dhe Gj Lartë, për të vendosur funksionalitetin. Presim me kënaqësi të shohim më shumë rezultate, janë të nevojshme për ju e për të ardhmen tuaj. Jemi krenar që jemi krah jush.” u shpreh Ambasadorja Kim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e 11 Majit: Njësia 10 dhe Bashkia Vorë do të votojnë elektronikisht

0
Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025, banorët e njësisë administrative nr. 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë do të votojnë...

Kalciumi, minerali thelbësor për trupin: Burimet natyrale dhe rëndësia për shëndetin

0
Kalciumi është minerali më i bollshëm dhe një ndër më të rëndësishmit për trupin e njeriut. I njohur kryesisht për rolin që luan në...

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Prill 2025

0
♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të përballeni me zgjedhje të rëndësishme në marrëdhënien tuaj. Bëni atë që ndjeni, edhe nëse të...

Parashkimi i motit, e Hënë, 28 Prill 2025

0
Përmbledhje e motit për 28 prill 2025 • Kushtet atmosferike: Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa në zonat...

Arrestohet në Greqi Eduard Vushaj, i dënuar me 16 vjet burg për vjedhje me...

0
  Policia greke ka arrestuar 39-vjeçarin shqiptar Eduard Vushaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për ekzekutimin e një dënimi prej 16 vitesh burgim në...