7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Yuri Kim në pension të parakohshëm: Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë i jep fund karrierës diplomatike

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka shpallur daljen në pension të parakohshëm, në moshën 53-vjeçare, duke i dhënë fund karrierës së saj diplomatike.

Lajmi u bë publik nga vetë Kim në një deklaratë në Uashington, ku të pranishëm ishin paraardhësi i saj në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, dhe ambasadori aktual i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.

Vendimi vjen disa javë pasi Kim u pa në një protestë të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, pas valës së shkurtimit të vendeve të punës të urdhëruar nga administrata e Donald Trump.

Yuri Kim shërbeu për më shumë se katër vite në Shqipëri, ku shpesh u bë figurë kontroverse. Ajo u përplas hapur me liderin e opozitës, Sali Berisha, ndërsa në memorien publike mbeti deklarata e saj e fortë se shqiptarët “nuk duhet të hanë bar për interesat e një njeriu”.

Pas misionit në Tiranë, Kim mori postin e Zëvendësndihmësskeretares së Shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike, por rikthimi i Trump në pushtet solli një klimë të re në diplomacinë amerikane.

Megjithatë, ish-ambasadorja nuk ka dhënë ende arsyet e plota që çuan në këtë vendim të papritur për t’u larguar nga skena diplomatike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...