17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Yuri Kim, shpërndan mesazhin e ambasadorit të pare amerikan në Shqipëri: “Pashë lot në faqen e policit, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të ambasadorit të pare amerikan në Shqipëri William Edwin Ryerson.

Në mesazhin e publikuar nga ambasadorja Kim, diplomati Ryerson kujton një moment tejet prekës, kur një polici shqiptar i rridhnin lotët, teksa dëgjonte fjalët e Sekretarit Baker se “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”.

Mesazhi i ambasadores Kim:

Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09: “Një nga momentet më treguese ndodhi gjatë vizitës së Baker-it. Ndërsa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ngyrsur. Ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot të rridhte në faqen e atij polici”. Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...