8.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Yuri Kim:“Marrëdhëniet tona të forta, pavarësisht liderve, do të vazhdojmè të punojmë për projekte të mëdha”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka mbajtur fjalën e saj të rastit në konferencën e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe ShBA, e cila është organizuar nga Kuvendi, ku është i pranishëm dhe ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo.

Kim u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve mbeten të forta, pavarësisht se kush ulet në karriget e krerëve të shteteve në vendet respektive.

Ambasadorja foli për dy projekte energjitike, që sipas saj do të zhbëjnë ndikimin rus në të gjithë rajonin.

Yuri Kim: Sekretati Pompeo ishte personi që më ka emëruar para disa viteve si ambasadore, dy vendet tona kanë një fill të fortë mes tyre, pavarësisht se cilët janë presidentët që ulen në shtëpinë e bardhë. Shqiptarët janë një model se si mund të dalin nga shtypja, duke kontribuar për botën, ne po bëjmë kaq shumë gjëra së bashku, anembanë botës, dhe jo vetëm në rajon.

Ju mirëpritët 2500 afganë, dhe i treguat besnikërinë tuaj. Jemi duke punuar për dy projekte të mëdha energjitike, duke e bërë Shqipërinë një lojtar kyç, për të shpëtuar nga zhvatja e Rusisë. Së bashku po luftojmë korrupsionin, ne po punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE, ne shpresojmë që kjo të vazhdojë dhe në 100 vitet e ardhshme, ne nuk mund të kishim kërkuar një mik dhe partner për ti bërë të gjithë këto së bashku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë – Digjen koshat e rinj të mbeturinave pak orë pas vendosjes në Transballkanike

0
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Vlorë, ku vetëm pak orë pas vendosjes, disa koshave të rinj të mbeturinave u është vënë flaka. Ngjarja ka...

E Premtja e Madhe në Zvërnec – besimtarët kremtojnë me përkushtim ritualin e Epitafit

0
Si çdo vit në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë dhe banorët e Zvërnecit janë mbledhur për të kremtuar të Premten e Madhe, duke marrë...

E Premtja e Madhe në Vlorë – besimtarët ortodoksë kremtojnë me rite dhe procesionin...

0
Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë kremtuar të Premten e Madhe, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin fetar, që përkujton vuajtjet dhe kryqëzimin...

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...