6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Zbardhen bisedat nga SPAK mbi aktivitetet kriminale të Franc Çopjas dhe Agustin Çinarit

Në dosjen e SPAK, janë zbardhur bisedat e Franc Çopjas me Agustin Çinarin, një punonjës të policisë në Durrës, i akuzuar si pjesë e grupit Çopja. Informacioni i dalë tregon se Çinari ka ndihmuar Franc Çopjan duke kryer kontrolle në sistemet për llogari të tyre dhe duke ofruar informacion mbi ngjarje kriminale dhe operacionet e policisë.

Në biseda, Çinari informon Çopjan për kontrollet e policisë dhe, në disa raste, ai ka marrë dhe transportuar vlera monetare, të cilat më pas i ka dërguar në destinacionet përkatëse, sipas udhëzimeve të marra nga Franc Çopja.

Një nga bisedat e zbardhura tregon diskutimin e tyre për vrasjen e Nuredin Dumanit. Disa fragmente nga biseda janë:

Franc Çopja: “Po vrasim, po tresim e prapë nuk i dilet.”
Franc Çopja: “Nga totali për vlerën e mallit (73 kg kokainë e shitur në Itali), 34,500 euro do i mbash ti.”
Agustin Çinari: “Në Port të ndihmoj unë nëse je i interesuar për të sjellë gjë në Shqipëri. Çdo e-mail që më vjen, marr numrin e kontejnerit dhe e veçoj. Pastaj ndonjë nga njerëzit vjen e merr mallin dhe e nxjerr nga Porti.”
Franc Çopja: “A ke njeri që të marrë përsipër vrasjen e Nuredin Dumanit? Më ka krijuar shumë probleme. Unë hallin e kam me tarzanin (Endrit Alibejn). Ofroj 1 milion euro.”
Agustin Çinari: “Vetëm mund ta arrestoj Nuredinin, por për këtë punë nuk më ke.”

Këto biseda hedhin dritë mbi lidhjet e dyshueshme mes policisë dhe grupeve kriminale, duke sugjeruar një nivel të lartë të korruptimit dhe bashkëpunimit në aktivitete të paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...