Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në Kolonjë.
Është identifikuar edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik të ndodhur sot në aksin Kolonjë-Bubullimë në Lushnje.
E ndjera është Aurora Basha rreth 20-vjeç, e cila ishte ndodhej në makinën e drejtuar nga Xhezmi Oshafi, 68 vjeç.
Fillimisht u dyshua se i ndjeri dhe e ndjera ishin babë e bijë, megjithatë nuk konfirmohet ende nëse viktimat janë familjarë.
Ky i fundit ka ndërruar gjithashtu jetë pas aksidentit të shënuar në rrethrrotullimin e Kolonjës. Ata po qarkullonin me automjetin tip “Toyota” e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.