4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zbardhen detaje të reja nga aksioni në Kaçanik: Arrestohet ekzekutori i dyshuar i rreshterit Muhamed Lika

Operacioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik, i nisur në orët e para të mëngjesit, vijon ende me intensitet, ndërsa autoritetet kanë dhënë informacionet e para zyrtare rreth këtij aksioni të gjerë. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar se operacioni lidhet me hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u vra disa javë më parë në qendër të qytetit.

Sipas burimeve të sigurta të IndeksOnline, janë arrestuar shtatë persona, mes tyre një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që dyshohet se ishin pjesë e një grupi të organizuar ekstremist.

Figura qendrore në këtë hetim është Rejhan Bela, vetëm 18 vjeç, i cili dyshohet si ekzekutori kryesor i vrasjes së rreshterit Lika. Hetimet tregojnë se në momentin e krimit, Bela ishte 17 vjeç, por veprimet e tij përshkruhen si të planifikuara dhe të koordinuara, duke ngritur dyshime serioze për një vrasje me paramendim.

Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe do t’i nënshtrohen marrjes në pyetje nga prokurori i rastit, i cili do të vendosë mbi masat e mëtejshme procedurale.

Ky aksion është një ndër zhvillimet më të rëndësishme në hetimin e një ngjarjeje që ka tronditur opinionin publik në Kosovë, duke hedhur dritë mbi rrjetet kriminale dhe radikale që mund të përfshijnë ish-zyrtarë të sigurisë. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion gjatë ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...