17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Vlorë/ Dëshmia e personit që ndodhej në makinë me Bledar Birçaj

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me vrasjen e Bledar Birçajt një ditë më parë në Vlorë.

Bledar Birccaj, personi që u ekzekutua një ditë më parë në Vlorë në momentin e atentatit ndodhej në makinë me një efektiv të antidrogës.

Ky i fundit, i identifikuar me inicialet G.D., në dëshminë e tij para grupit hetimor, ka thënë se nuk ka njohur asnjë prej autorëve. Ai është shprehur më tej se kanë rënë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit, duke mos pasur kohë të reagonin.

“Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashe dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin te kamufluar. Nuk jam në djeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur mendova se me kapen plumbat,”- mësohet të ketë thënë ai.

Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e djeshme në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë, teksa udhëtonte me një automjet të llojit ‘X5’, i shoqëruar nga një efektiv anti-droge

15 të shtëna lëshuan autorët, shtatë prej të cilave përfunduan në trupin e Birçajt.  Ky i fundit shkoi gjallë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

Ndërsa pasagjeri u pa në kamera që doli nga makina dhe u largua me vrap.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...