4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Roan Brahimit në Athinë, bënte jetë të dyfishtë familje tjetër në Shqipëri

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Roan Brahimit mbrëmje e djeshme në Athinë. Sipas një dëshmitari okular, motoçikleta me të cilët udhëtonin autorët e vrasjes ishte e parkuar në vendin ku ndodhi ekzekutimin e mafias. Autorët kanë parë viktimën duke ardhur dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes duke i lënë kështu një vend parkimi që do të shërbente si joshje për 32-vjeçarin nga Shqipëria.

Më pas autorët u rikthyen në vendngjarje ku qëlluan viktimën 32-vjeçar me breshëri duke e lënë të vdekur në automjet, por duke plagosur bashkëshorten e tij.Mesa duket viktima kishte dhe nje fanilje e femije ne shqiperi. Sipas të dhënave nga mediat greke, Brahimi kishte ardhur në Greqi për të takuar gruan dhe fëmijën javën e kaluar. Siç bëhet me dije, ekzekutorët e kanë ndjekur në mënyrë periodike gruan dhe fëmijën e tij.

Roan Brahimi, i njohur si rival i Ervis Martinajt, armiqësi duket se nisi vite më parë, ku sipas burimeve, Brahimi, apo sic njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj. Ka dyshime se ai ka qenë i përfshirë dhe në atentatin e përgjakshëm që ndodhi pranë urës së Tapizës, ku u hodh në erë makina ku udhëtonte Brilant Martinaj dhe miq të tij, më 17 korrik 2022.

Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim edhe për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Më herët në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit në Lezhë, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërsa në vitin 2014 Roanit, i ishin vrarë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe iu plagos një tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...