27.5 C
Tiranë
Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen ku u dhunua drejtori i OSHEE në Lezhë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dhunimin e drejtorit të OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca. Nga të veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme e që lidhet me detyrën, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe e kanë qëlluar me sende të forta.

Drejtorit të OSHEE i kanë thyer krahun dhe këmbën. Diçka e tillë vjen pas intensifikimit të kontrolleve të OSHEE për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitorë.
Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karriere të gjatë pune pranë si inxhinier pranë këtij institucioni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT