5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zbardhen detaje tronditëse për vdekjen e 15-vjeçares Celeste Rivas — Policia kishte shkuar më parë në shtëpinë e këngëtarit D4vd

Hetimi për vdekjen e 15-vjeçares Celeste Rivas po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas dokumenteve të siguruara nga The US Sun, policia kishte qenë në rezidencën e këngëtarit amerikan D4vd në Los Angeles, vetëm dy muaj para se trupi i vajzës të gjendej në makinën e tij Tesla.

Në orën 4:38 të mëngjesit të 20 korrikut, një fqinj kishte raportuar një “shqetësim publik” për shkak të muzikës me zë të lartë që vinte nga shtëpia e artistit. Patrulla e policisë mbërriti vetëm në 8:57 të mëngjesit, por deri atëherë gjithçka ishte qetësuar dhe nuk u morën masa të mëtejshme.

Një ish-fqinj i D4vd tha për gazetën se e shihte shpesh këngëtarin me Celeste-n, të cilën e përshkroi si vajzë të qetë dhe të mbyllur:

“Ata nuk komunikonin shumë. Kur përpiqesha të flisja, nuk më përgjigjeshin. Rrinin gjithmonë vetëm.”

Fqinji shtoi se D4vd dhe menaxheri i tij John Marshall jetonin në një shtëpi luksoze prej 4.7 milionë dollarësh, marrë me qira nga shkurti 2024 deri në shtator 2025.

Celeste Rivas ishte raportuar e zhdukur në prill të vitit 2024, në moshën vetëm 13 vjeçare. Nuk dihet ende kur dhe si ka ndodhur vdekja e saj. Policia dyshon se trupi kishte qëndruar në automjet për një periudhë të gjatë kohe, por deri tani nuk ka të arrestuar apo të dyshuar zyrtar.

Sipas deklaratës së Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit:

“Aktualisht nuk ka një klasifikim zyrtar nga mjeku ligjor për shkakun ose mënyrën e vdekjes. Hetimet vijojnë dhe nuk kemi informacion për të dyshuar të mundshëm.”

Ngjarja u zbulua muajin e kaluar, pasi një makinë që lëshonte erë të fortë u raportua në një shërbim rimorkimi në Hollywood. Pas kontrolleve, trupi i dekompozuar i një vajze u gjet në bagazhin e makinës, e cila ishte në emër të këngëtarit D4vd (David Anthony Burke).

Një përfaqësues i artistit ka deklaruar se këngëtari është në dijeni të situatës dhe po bashkëpunon plotësisht me autoritetet, ndërsa vijon turneun e tij muzikor.

Hetimet për këtë rast mbeten të hapura dhe kanë ngjallur tronditje të madhe në opinionin publik amerikan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...