17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Zbardhet atentati në Shkodër, arrestohen babë e bir si autorë të dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit

Shkodër – Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e 5 janarit në zonën e Dragoçit, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij, një “Mercedes Benz”. Dy autorët e dyshuar, babë e bir, janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e tij.

Burime të besueshme bëjnë me dije se janë arrestuar Rrustem Hasaj, 60 vjeç, dhe djali i tij, Arjon Hasaj, 29 vjeç, nga fshati Dragoç i Postribës, i njëjti fshat me viktimën. Po ashtu, janë shoqëruar disa persona të tjerë, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Hetimet e para sugjerojnë se vrasja mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.

Ngjarja ndodhi rreth 1.2 km larg banesës së viktimës, ku Ramazan Mataj u qëllua me 29 plumba nga dy anët e automjetit, duke siguruar eliminimin e tij nga atentatori. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të mjaftueshme për ndjekjen penale të autorëve.

Mataj, i cili kishte jetuar për një vit në Belgjikë dhe kishte punuar në ndërtim në Ulqin, nuk kishte precedentë penalë. Pas ngjarjes, një banor i zonës ka konstatuar viktimën dhe ka lajmëruar Policinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...