9.5 C
Tiranë
Thursday, March 5, 2026
spot_img

Zbardhet dëshmia e Agim Ismailit për SPAK: “Materialin e mora si lajm mediatik, nuk e dija se ishte i hakeruar”

Zbardhet dëshmia e dhënë para prokurorëve të SPAK nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, një nga tre personat e akuzuar për përfshirje në çështjen e hakerimit të kompjuterëve të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Në dosjen hetimore, Ismaili ka shpjeguar rrethanat se si informacionet e ndjeshme përfunduan në posedimin e tij. Sipas deklarimeve, materialet e hakeruara nga Arnold Rrokaj i janë përcjellë nga miku i tij Zambak Gjoni, ish-drejtor i Burgut të Vlorës.

Ismaili ka sqaruar se komunikimi mes tij dhe Gjonit zhvillohej kryesisht përmes aplikacionit WhatsApp, ku shkëmbenin biseda të zakonshme, lajme, komente dhe batuta. Ai ka treguar se një natë, gjatë një komunikimi rutinë, Gjoni i kishte dërguar një material, të cilin ai e kishte hapur teksa ishte duke punuar.

“E shpërndava sepse mendova se ishte një lajm që kishte dalë në media dhe nuk e mendova gjatë. Më pas e lexova dhe i hodha një sy. Materiali kishte të bënte me disa hetime ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar më me njerëz të tjerë”, ka deklaruar Ismaili para hetuesve.

Ai ka pranuar se ka pasur biseda me Gjonin lidhur me këtë material, por gjithçka e ka marrë si shaka, veçanërisht kur ky i fundit i kishte thënë se kishte “burime në SPAK”.

“E kam marrë me humor. Nuk më ka shkuar asnjëherë ndërmend dhe as e kam besuar që ai mund të kishte aksesuar apo korruptuar njerëz në SPAK për të marrë informacion”, është shprehur Ismaili.

Sipas tij, bindja e vetme ka qenë se materialet kishin qarkulluar më herët mes gazetarëve dhe më pas i ishin ridërguar atij, pa qenë në dijeni se bëhej fjalë për dokumente të siguruara në mënyrë të paligjshme.

Hetimet e SPAK për këtë çështje vijojnë, ndërsa dëshmitë e të akuzuarve po verifikohen në funksion të zbardhjes së plotë të skemës së dyshuar të hakerimit dhe shpërndarjes së të dhënave konfidenciale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shehut: “U ndamë vetëm 20 minuta para vrasjes së Çajup...

0
Në seancën e fundit gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, rival i kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare, është zbardhur dëshmia e Elvis...

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...