14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos në gjykatë! Enigma se pse nuk u pyet se ku ishte para arrestimit

Teksa gjyqtarja Irena Gjoka e pyeste me dyer të mbyllura Alqi Bllakon për të dhënat personale, gjyqtarja e njohur i shtroi pyetje duke nisur nga martesa deri tek shkollimi. Gjendja civile, a je i martuar? Bëri apelin gjyqtarja.

“Me status jam beqar, por bashkëjetoj dhe kam tre fëmijë, ndaj dhe i lutem gjykatës ta zbusë masën e sigurisë dhe nga arrest me burg të shpallur në mungesë të vendosë arrest shtëpiak”, – deklaroi menjëherë ish deputeti socialist.

Në përpjekje për tu shfaqur i qetë, ish sekretari deklaroi më tej se kishte përfunduar arsimin e lartë dhe se asnjëherë nuk kishte pasur probleme me ligjin.

Duke shtuar vit lindjen, atësinë dhe vendlindjen ish sekretari i përgjithshëm që përfundoi në paraburgim ashtu si edhe ish- eprori Lefter Koka gjatë seancës me dyer të mbyllura më tej ja la fjalën avokatit të tij.

Por përpara se të përfaqësohej nga mbrojtja, Alqi Bllako kujtoi se është i parrezikshëm dhe se nuk ka ndërmend të largohet mbasi për të nuk ekziston rreziku i arratisjes. Megjithatë as avokati, as prokuroria dhe as i dyshuari për shpërdorim dhe korrupsion nuk e prekën fare temën se ku ishte Alqi Bllako gjatë tetë orëve që policia e kërkonte. Prokurori i SPAK përpos rrethanave të veprës sipas burimeve të sigurta të gazetës “Si” depozitoi edhe procesverbalin e ekzekutimit të masës së sigurisë në të cilën nuk përmendet fare nëse Alqi Bllako është vetdorëzuar, apo është arrestuar.

Në këtë shkresë prokurorët shkruajnë shkurtimisht orën dhe datën duke zbardhur data 1 prill si momentin kur u ekzekutua masa e sigurisë arrest me burg e vendosur në mungesë nga gjyqtarja e posaçme Gjoka.

Për avokatin burimet që ishin të pranishme në seancën për të cilën media kishte interes të lartë, por që sipas ligjit këto seanca mbahen me dyer të mbyllura, Bllako është i pafajshëm. “Klienti im s’ka kryer asnjë veprim, nuk ka hedhur asnjë firmë ndaj kërkojmë lirimin e tij”, tha mes të tjerash avokati mbrojtës.

Një kërkesë që nuk u pranua nga gjykatsja antikorrupsion e cila mbasi i dëgjoi të gjithë, deklaroi se gjatë verifikimit të kushteve Alqi Bllako do të qëndrojë nën arrest me burg, si edhe Lefter Koka për të cilin gjykata ka vendosur dy masa sigurie, njëra për inceneratorin e Elbasanit dhe tjetra për inceneratorin e Fierit. Afera e fundit ka në kërkim edhe ish biznesmenin Klodian Zoto adresa e të cilit është e vështirë për policinë për tu zbuluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...