11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zbardhet dëshmia e Jozefin Markut pas dhunës ndaj Gjestit në BBVA: “Ishte moment impulsiv, nuk e përballova dot më”

Është bërë publike dëshmia e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua nga Policia e Shtetit mbrëmjen e djeshme pas incidentit të rëndë të ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku ai goditi fizikisht banorin Besart Kelmendi (Gjesti).

Burime nga komisariati nr.6 në Tiranë bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, Marku është shprehur:

Nuk e kam pasur në plan ta godisja. Ishte një moment impulsiv. Nuk e përballova dot më presionin dhe provokimet. E pranoj që gabova, por nuk kam pasur asnjë qëllim për dhunë serioze apo lëndim.”

Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk ka pasur konflikt fizik më herët me Gjestin dhe se veprimi ishte i çastit dhe pa menduar pasojat.

Policia ka proceduar Markun penalisht për “goditje për shkak të marrëdhënieve shoqërore”, ndërsa pritet edhe vendimi përfundimtar nga prokuroria dhe produksioni i spektaklit, i cili deri tani ka ruajtur një qëndrim të rezervuar, por është nën presionin publik për përjashtimin e tij nga gara.

Ngjarja ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale, ku publiku kërkon masa të menjëhershme disiplinore dhe refuzim të çdo akti dhune, sidomos në një spektakël që ndiqet nga një audiencë kaq e gjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...