6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Zbardhet dëshmia e tre ushtarakëve të arrestuar për drogën që u gjet në repartin e Zall Herrit

Është zbardhur vendimi i Gjykatës dhe dëshmia e tre ushtarakëve të arrestuar për drogën që u gjet në repartin e Zall Herrit.

Një nga të arrestuarit ka treguar se ka marrë pjesë në kontrollet gjatë muajit qershor dhe atëherë nuk ka konstatuar bimë narkotike.

Ndërkohë, ushtaraku Gramoz Mullai ka treguar se gjatë kontrolleve më datë 10.07.2023, ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “sipër liqeneve” (vendi ku janë gjetur të kultivuara bimët narkotike janë në një distancë rreth 200 metër në vijë ajrore nga ky vend) dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi.

Dëshmitë:

Është pyetur shtetasi Erjon Hodaj, aktualisht i punësuar me detyrën e specialistit të planifikimit të punës të repartit ushtarak nr.1060 (detyrë që e ushtron që nga viti 2019). Ai ka sqaruar se kontrolli i territorit të brendshëm dhe hapësirës së gjelbër brenda këtij territori ishte detyrë e seksionit të zbulimit. Janë pyetur shtetasit Ilir Dauti dhe Besmir Rama, me detyrë secili magazinier, të cilët kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit në një rast dhe gjatë këtij rasti nuk kishin konstatuar kultivim të bimëve narkotike.

Është pyetur shtetasi Artur Jaupaj, me detyrë ushtarak pranë Repartit Ushtarak 1060, me detyrë specialist infrastrukture dhe MNZH-ja dhe shërbente në këtë repart prej vitit 2006. Ai ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet fizike të territorit në muajin qershor të vitit 2023 dhe gjatë këtyre kontrolleve nuk ka konstatuar bimë narkotike.

Rezulton se me detyrë shef i zbulimit për repartin ushtarak 1060 ishte shtetasi Gramoz Mullai. Pra rezulton se ishte në detyrat e tij funksionale zbulimi i aktivitetit criminal (atë të kultivimit të bimëve narkotike) që po ndodhte në repartin Ushtarak 1060.

I pyetur si person nën trial shtetasi Gramoz Mullai, me detyrë shef i zbulimit, shprehet se kishte marrë pjesë në kontrollet e zhvilluara përgjatë vitit 2023. Ai shprehet se kontrollin e fundit në Repart e ka ushtruar në datë 10-11-07-2023 së bashku me kapterin Shefqet Pashaj dhe Tetar Besmir Rama. Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10.07.2023, ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “sipër liqeneve” (vendi ku janë gjetur të kultivuara bimët narkotike janë në një distancë rreth 200 metër në vijë ajrore nga ky vend) dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi.

Ai shprehet se plani i kontrollit është bërë sipas proceduarave standarte dhe se ai është përfshirë personalisht duke bërë organizimin e shërbimeve për të cilat ishte përgjegjës. Ai shprehet se detyrën e kontrollit të infrastrukturës ushtarake e kishte kompania mbështetëse e kapitenit Laurent Dollomaja, ndërsa ai përgjigjej si bëheshin këto detyra nga personali ushtarak. Zonat që kontrolloheshin përcaktoheshin në bazë të zonave të riskut ku me rrezikshmëri më të madhe ishin vendet ku kishte ujë dhe vende të kamufluara sikurse ishte zona e pyllëzuar. Ai shprehet se ka kryer një kontroll të vazhdueshëm të territorit dhe kishte mbajtur procesverbalët përkatës. Gjatë kontrollit që kishte ushtruar me vartësit e tij Kapiteni Rsutem Koçi dhe Rreshter Gentian Zhurda kishin konstatuar cënim të rrethimit në shumë pjesë të tij. Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk kishin marrë masa konkrete për shkak të mangësisë së efektivit.

Po kështu, janë bërë pyetja shtetasit Rustem Koçit, me detyrë specialit zbulimi për repartin ushtarak nr.1060. Detyra e tij lidhet me mbledhjen e infromacionit për sigurinë e Repartit Ushtarak dhe moslejimi i cënimit të tij. Ai është angazhuar në ushtrimin e kontrolleve të territorit të Repartit Ushtarak për muajt maj e në vijim. Ai shprehet se kontrollin e territorit për herë të fundit e ka ushtruar më datë 25.07.2023 së bashku me rreshterin Gentian Zhurda dhe Kryekapter Arben Muça, kontroll që e kanë ushtruar në lidhje të Repartit ushtarak 1060. Gjatë kontrollit nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dyshimtë.

Është bërë pyetja e shtetasit Gentian Zhurda, i cili shprehet se reparti 1060 ishte shumë i pyllëzuar dhe ishte e pamundur të kontrollohej 100%, për më tepër ata nuk kishin mjetet e domosdoshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT