10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Zbardhet dinamika, ja kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka

Një aksident rrugor në Selitë ka sjellë tensione dhe hetime të thelluara, pasi automjeti i Policisë Rrugore të Elbasanit, drejtuar nga Isidor Heta, është përfshirë në një përplasje me makinën e gjyqtares së Posaçme, Irena Gjoka, e cila pritet të vendosë mbi arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha më 26 dhjetor.

Njoftimi i Policisë së Shtetit përmend vetëm dëme materiale, por hetime të mëtejshme kanë treguar se ngjarja ka pasuar një skenar më kompleks. Shtetasi Ardjan Disha, drejtuesi i makinës që përplasi me atë të Policisë Rrugore, është zbuluar të jetë punonjës i Gardës së Republikës dhe ishte duke drejtuar makinën e gjyqtares Irena Gjoka në momentin e aksidentit. Në mjet gjithashtu ndodhej djali i Gjokës, i cili ishte kthyer nga një ngjarje e organizatës politike Rinasi.

Hulumtimet lidhen me faktin se si ka ndodhur aksidenti dhe pse ishte prezente një eskortë e Gardës së Republikës duke shoqëruar gjyqtaresën. Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Garda e Republikës janë përfshirë në hetime për të zbardhur ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme në këtë situatë delikate.

Ndërkohë, gardistët që kanë qenë duke eskortuar djalin e gjyqtares së posaçme që gëzon status të veçantë për shkak të detyrës ku ndodhet, janë shprehur se mjeti i cili ka shkaktuar aksidentin i ka ndjekur që nga Rinasi dhe sapo janë afruar në Selitë i ka përplasur.

“I bëmë me shenjë që të mos futej në grupin e eskortës, por ishte e pamundur”, ka shpjeguar një nga punonjësit e Gardës së Republikës. Madje, gardistët pretendojnë se mjetit ku ndodhej polici Isidor Heta i është kërkuar në tre episode që të distancohej nga grupi i eskortës, por ai nuk është bindur.

Efektivi Isidor Heta ka qenë qenë duke lëvizur me një makinë fuoristradë, lloji “Mitsubishi”, me targa të Ministrisë së Brendshme dhe e pajisur me fenelina e mbishkrime “Policia”. Pra, nuk bëhet fjalë për makinë private, siç raportohet, por makinë të shtetit.

Polici i Rrugores së Elbasanit, Isidor Heta pretendon se aksidenti ka qenë vetëm për shkak të lagështirës në rrugë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar dhe autoritetet kanë nisur hetimet e thelluara, për të parë nëse ngjarja ka qenë vërtet e paqëllimshme apo përplasja e makinës ku ndodhej djali i gjyqtares së posaçme ka lidhje me punën e Irena Gjokës.

Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Garda e Republikës kanë parë dhe kamerat e sigurisë, në bazë të të cilave rezulton se fajtor është polici Isidor Heta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...