15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Zbardhet e vërteta e aksidentit te Liqeni i Tiranës, makina drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt

Hetimet kanë zbuluar të vërtetën e aksidentit të ndodhur në orët e para të 22 gushtit.

Në timonin e makinës luksoze BMV X6 ka qenë kushëriri i Ervis Martinaj, 28-vjeçari Emiljano Nina, një person me precedent penalë, që ishte duke drejtuar automjetin në pronësi të mikut të tij.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se Emiljano Nina për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, ku për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, ka hipur skarpatën dhe ka hipur në pedonalen e digës duke u përplasur me bordurën anësore, e cila ka parandaluar që mjeti të binte në ujrat e Liqenit Artificial. Më pas për të humbur gjurmët është larguar duke marrë dhe targën me vete.

Njoftimi i policisë:

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të Eldi Alliu, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Alliu, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit’ informoi sot ne mesditë policia e Tiranës.

Eldi Allushi do të hetohet për moskallëzim të krimit, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës pasi dha disa dëshmi kontradiktore në polici duke thënë fillimisht se ishte ai shofer, dhe përkrahje e autorit të krimit të cilin dyshohet se e ka ndihmuar në arrati.

Protagonistët
Eldi Alliu 26 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar për akuzën “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”
Jurgen Alliu 25 vjeç, në procedim për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”
Në kërkim Emiljano Nina, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT