10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zbardhet ngjarja në Fier: Autori e goditi me thikë dhe e tërhoqi zvarrë te koshi i plehrave, e mbuloi me plasmas

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 67 vjecari Petraq Gjika, ende nuk ka një autor ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e një vrasje për motive banale. Burime të sigurta kanë pohuar se ende nuk është gjetur thika me të cilën autori ka kryer krimin edhe pse është krehur një territor i gjerë.

Ndërkohë detajet që dalin në dritë janë edhe më të rënda. Mësohet së viktima ka qenë ne kabinën ku qëndronte për të bërë roje, ndërsa ka dalë prej aty pasi ka parë levizje. Autori e ka goditur me thikë në zonën e barkut, e në tentativë për tu mbrojtur 67 vjecari ka ngritur duart, aty ku janë vënë re edhe të tjera shenja të prerjes me thikë. Pasi është siguruar që 67 ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr atë deri në afërsi të koshit të mbeturinave, duke mbuluar me plasmas vendin ku kishte kryer vrasjen e ku ndodhej edhe pellgu me gjak. Dyshimet janë që autori është larguar bashkë më thikën që ka kryer krimin, një mjet prerës më i madh se thika e bukës, është larë në një çezmë pranë rrugës dhe është larguar. Dyshimet janë që autori ka fshëhur jo vetëm thikën por edhe rrobat që kishte veshur, pasi mendohet që kanë qenë me shenja gjaku.

Nga ana e policisë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje të njohur të 67 vjecarit, persona me të cilët ai kalonte kohën gjatë momentit që ishte në punë si dhe familjarë të që mund të kenë dijeni për kontaktet e fundit të Gjikës. Në ditët përpara ngjarjes 67 vjecari qëndronte me roje të serave të tjera si dhe cobanë të cilët ruajnë bagëtitë në zonën e Mbrostar Urës.

Më shumë se 15 ka qenë numri i të marrëve në pyetje të cilët pasi kanë dhënë deponimët përkatëse janë lënë të lirë. Nga ana tjetër, sekuestrimi i kamerave të sigurisë të serës dhe subjekteve të tjera, pritet të zbulojnë lëvizjet gjatë orëve të natës dhe në të gdhirë, kur u gjet edhe trupi i pajetë. Ky i fundit u zbulua nga roja i një tjetër sere, i cili ka njoftuar edhe policinë e Fieri se ka parë të vdekur 67 vjecarin Gjika.

67 vjecari Petraq Gjika përcillet për në banesën e fundit këtë të shtunë, ndërsa të afërmit nuk kanë pranuar të flasin rreth ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...