-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Zbardhet vendimi i gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

Tashmë çështja e Tahirit do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar, por kësaj radhe nga një tjetër trupë gjykuese. Dënimi i fundit që mori Tahiri ishte me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove. SPAK e ka akuzuar për trafik droge, por deri më tani ish-ministri i Brendshëm është dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe asnjë nga 3 akuzat e tjera të ngritura nga Prokuroria.
Sipas Gjykatës, gjyqtarja Albana Boksi ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjese në gjykim.
VENDIMI I ZBARDHUR I GJYKATES SE LARTE

REPUBLIKA E SHQIPËRISE
GJYKATA E LARTË
KOLEGJI PENAL

Nr. 56260-00538-00-2020 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2021-656 i Vendimit (50)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Sokol Sadushi Kryesues
Ilir Panda Anëtar
Ervin Pupe Anëtar

në seancë gjyqësore të datës 28.09.2021, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË GJYKUAR: 1- Saimir Tahiri
2- Jaeld Çela

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SE LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ilir Panda; Prokurorin pranë Gjykatës së Lartë i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Mbrojtësin e të pandehurit Saimir Tahiri që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues dhe Mbrojtësin e të pandehurit Jaeld Çela, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim, me pasojë deklarim të pafajësisë për rekursuesin Jaeld Cela, dhe në rast se nga Gjykata nuk do të konstatohet mundësia e shqyrtimit të kësaj çështjeje, kthimin e saj për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 441, paragrafi 1, shkronja c) dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale,
VENDOSI:
1.Prishjen e Vendimit nr. 16, datë 26.6.2020, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues.
2. Rrëzimin e kërkesës së të gjykuarit Jaeld Çela për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.
Tiranë, më 28.9.2021.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT