10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Zbardhet vendosja e lëndës plasëse në Tiranë – në kërkim autori i dyshuar nga Fushë-Kruja

TIRANË – Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur më 24 korrik 2025, në rrugën “Peti”, ku në portën e garazhit të shtetasit Elvis Kosova, i njohur ndryshe si “Visi i Garave”, u vendos një sasi lënde plasëse.

Pas hetimeve të thelluara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë hetimeve është gjetur edhe automjeti që Steli dyshohet se ka përdorur në momentin e kryerjes së krimit, ndërsa strukturat policore po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa autoritetet nuk raportojnë për persona të lënduar, por dëme materiale të konsiderueshme në hyrjen e garazhit të subjektit në fjalë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi motivin e sulmit, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po shqyrtohen të gjitha pistat e mundshme, përfshirë ato të konfliktit personal apo prapavijës kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...