15.5 C
Tiranë
Tuesday, September 23, 2025
spot_img

Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj

Policia dhe prokuroria në Maqedoni kanë njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, së cilës iu bashkohen edhe dyshimet për vrasjen e një 74-vjeçari nga qyteti i Velesit. Pesë persona janë të dyshuar në total, ku njëri prej tyre, besohet të jetë autori i krimit, është arratisur nga Maqedonia e Veriut.

Motivi i vrasjes është identifikuar si përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë, dhe këtë veprim dyshohet se e ka organizuar bashkë me bashkëshortin e saj. Policia është e vendosur të nxjerrë para drejtësisë personin kryesor të krimit, i cili është arratisur, dhe ka premtuar të bëjë gjithçka të mundur për kapjen e tij.

“Lidhur me të dyja rastet janë të dyshuar pesë persona dhe për tre prej tyre është caktuar masa e paraburgimit, njëri ndodhet në arrati jashtë shtetit. Ndërsa, personi i pestë, babai i vajzës së mitur, është arrestuar, është marrë në pyetje dhe po ndërmerren masa të tjera nga ana e Prokurorisë Publike… Organizatori kryesor dhe autori i aktit, pasi vrau vajzën me pistoletë, është arratisur”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai ka thënë se policia do të bëjë gjithçka të mundur për nxjerrjen para drejtësisë të autorit kryesor të krimit. Fjala është për personin me inicialet L.P nga Shkupi, i njohur në opinion si drejtues i lëvizjes “E treta”.
Rasti ka shokuar opinionin publik dhe ka shkaktuar reagime të shumta. Pjesa e popullsisë ka kërkuar hetim të shpejtë dhe drejtësi të rreptë për autorët e krimit të tmerrshëm. Prokuroria ka theksuar se do të kërkohet dënimi i rëndë sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për personat e përfshirë në këtë ngjarje tragjike. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka theksuar se autorët e kësaj ngjarje janë me përkatësi etnike maqedonase dhe ka theksuar se policia do të vazhdojë hetimet për kapjen e autorit kryesor të krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

0
Një ngjarje me armë zjarri ka tronditur Vlorën, ku një 37-vjeçar nga Selenica ka mbetur i plagosur në këmbë. Viktima është identifikuar si Skerdi...

Elbasan/ 38-vjeçari në arrest me burg për abuzim seksual me vajzën e mitur të...

0
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.B., i...

Tiranë/ 14-vjeçari dhunohet nga bashkëmoshatarët, policia në kërkim të autorëve

0
Një 14-vjeçar ka rënë pre e dhunës nga bashkëmoshatarët e tij në Tiranë. Ngjarja është denoncuar nga i mituri, i cili ka deklaruar se...

Operacioni “Metoda”/ Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër të dyshuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”, i cili ka në fokus...

Dy të arrestuar në Kamëz për shpërndarje kokaine, droga u gjet e ndarë në...

0
Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndës narkotike kokainë në Kamëz, duke vënë në pranga dy shtetas. Të arrestuarit janë Florin...