12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Zbardhet vrasja e 61-vjecarit, borxhi 10 mln lekë i kushtoi jetën, nënë e bir të përfshirë në krim

Një borxh prej 10 mln lekësh i kushtoi jetën shtetasit Menduh Kurt-Deda në vitin 2017, të cilat ia kishte marrë Marjetës dhe nuk kishte mundur t’ia kthente.

Me ndihmën e të birit, 34-vjeçarit Besmir Karaj dhe një 39-vjeçari të identifikuar si Gazmir Ngota, në maj të vitit 2017, ata morën me forcë Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh zonën e Xhamllikut si pasojë borxhit të pashlyer, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas e kanë çuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Trupi i tij u gjet i dekompozuar pjesërisht, gjë që bëiri të vështirë identifikimin e tij. 61-vjeçari Menduh Shaban Kurt-Deda ishte me origjinë nga Dibra.

56-vjeçarja Marjeta Karaj dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa 34-vjeçari Besmir Karaj është shpallur në kërkim pasi ndodhet në Itali prej dy vitesh.

56-vjeçarja në foto është Marjeta Karaj, e cila pesë vite më parë organizoi vrasjen e një 61-vjeçari të identifikuar si Shaban Kurt-Deda, me të cilin punonte në një shoqatë edhe ishin në lidhje intime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...