7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zbardhet Vrasja e Rreshterit Muhamed Lika – Policia e Kosovës Arreston 7 Persona

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, të dyshuar për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, ngjarje që tronditi vendin më 1 prill, kur efektivi u ekzekutua në hyrjen e banesës së tij në Kaçanik, teksa po kthehej nga puna.

Sipas deklaratave të drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, dhe kryeprokurorit të Ferizajt, Burim Çerkini, dyshimet e para tregojnë se motiv i vrasjes ka qenë detyra zyrtare e Likës si pjesëtar i strukturave të rendit.

“Dyshimet e deritanishme janë se vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës së tij si rreshter policie. Megjithatë, kjo do të konfirmohet pas intervistimit të të dyshuarve dhe analizimit të dëshmive”, deklaroi Hoxha.

Në mesin e të arrestuarve ndodhet një ish-pjesëtar i FSK-së dhe një 18-vjeçar, ndërsa disa prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe janë lidhur më parë me prirje ekstremiste.

Aksioni u zhvillua në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës, ku u bastisën nëntë lokacione dhe u sekuestruan dy vetura, telefona, laptopë, një armë zyrtare, maska, tyta armësh dhe fishekë.

Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndërsa hetimet vazhdojnë. Prokuroria ka bërë të ditur se do të kërkojë paraburgim për të arrestuarit.

Muhamed Lika u qëllua në orën 23:00 të 1 prillit dhe, ndonëse u transportua menjëherë në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Vrasja e tij është konsideruar një akt i rëndë kundër sigurisë dhe rendit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e punonjësve të rendit në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...