Fenomeni i zbaticës u vërejt mëngjesin e së mërkurës në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku uji i detit tërhoqi mbi 10 metra larg nga vija e zakonshme e bregut.
Si pasojë, shumë varka peshkimi mbetën të bllokuara në cekëtinë, duke penguar daljen e peshkatarëve për operacione të përditshme.
Zbaticat janë fenomene natyrore periodike, të shkaktuara nga lëvizjet e ujërave detare dhe faktorë të ndryshëm natyrorë. Megjithatë, për komunitetin lokal, këto ngjarje krijojnë vështirësi të përkohshme, derisa niveli i ujit rikthehet normalisht.






