7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Zbulimi në Apple Store që po habit përdoruesit: Mos i mbyllni më aplikacionet në iPhone

Një përdorues i TikTok ka ndarë një moment surprizues gjatë një vizite në një dyqan të Apple, që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe po ndryshon mënyrën se si shumë njerëz përdorin iPhone-in e tyre.

Fordy Lip Sync, i cili kishte shkuar për të rregulluar telefonin, rrëfeu në një video më 17 prill se një teknik i Apple e këshilloi që të mos mbyllte më aplikacionet nga sfondi. “Isha duke i mbyllur të gjitha aplikacionet dhe tekniku më tha: ‘Mos i mbyll’. Unë u habita,” shprehet Fordy në videon që ka marrë mijëra shikime.

Sipas teknikut, duke i mbyllur aplikacionet në mënyrë të vazhdueshme, përdoruesit në fakt po bëjnë më shumë dëm sesa dobi. “Mos i mbyll. Vetëm largoju prej tyre. Lëri të hapura. Ato thjesht ngrihen në sfond,” citohet tekniku. Ai shpjegon se sa herë që një aplikacion mbyllet dhe rihapet, sistemi harxhon më shumë energji dhe të dhëna për ta rifilluar nga e para.

Ky sqarim ka ndarë përdoruesit e rrjeteve sociale: disa janë shprehur të habitur, ndërsa të tjerë ende këmbëngulin se ndihen më “të pastër” kur i mbyllin të gjitha aplikacionet. “Më acaron t’i shoh të gjitha të hapura,” shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shton: “I kam gjithmonë të hapura aplikacionet dhe 410 faqe në Safari – telefoni im funksionon shumë mirë.”

Disa ish-punonjës të Apple dhe specialistë teknologjie e kanë mbështetur këtë informacion. “Konfirmoj që nuk përdor më shumë bateri apo të dhëna. Ju kanë gënjyer!”, shkruan një komentues që pretendon se ka punuar në një rrjet telefonik. Ndërkohë, një ish-punonjës i Apple shtoi: “Kjo është e vërtetë.”

Edhe vetë Apple e ka konfirmuar këtë qëndrim në forumin e saj zyrtar:
“Kur aplikacionet e përdorura së fundmi shfaqen, ato nuk janë realisht të hapura, por janë në gjendje pritjeje për të ndihmuar me navigimin dhe multitasking.”
Sipas Apple, një aplikacion duhet të mbyllet vetëm nëse nuk po funksionon siç duhet. Në të kundërt, mbyllja e vazhdueshme e tyre ndikon negativisht në performancën dhe jetëgjatësinë e baterisë.

Ky zbulim vë në pikëpyetje një nga zakonet më të zakonshme të përdoruesve të iPhone-it dhe mund të çojë në një ndryshim të madh në mënyrën se si menaxhojmë pajisjet tona inteligjente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...