10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zbulohen detaje të tjera lidhur me krimin e rëndë në Elbasan/ Plagosen dhëndri i viktimës dhe tre persona

Dalin në dritë detaje të reja nga ekzekutimi me armë zjarri në lagjen “5 maji” i Pjerin Xhuvanit në Elbasan  

Raportohet se kanë mbetur 3 persona të plagosur, mes të cilëve edhe dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe një punonjëse e forcave “Shqiponja”, e cila ka marrë plagë në këmbë. Efektivja Xhensila Sota ndodhej me shërbim në zonë në momentin e ngjarjes.

Të plagosur kanë mbetur, krahas policës edhe tre persona të tjerë me inicialet, E.P, E.V dhe P.V.

Grupi që dyshohet se fshihet pas ngjarjes së rëndë është identifikuar, dhe policia po punon për kapjen e tyre. Nga dëshmitë e para nga vendngjarja mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe është qëlluar nga dy armë të ndryshme.

Nga të dhënat e para dyshohet se autor i këtij krimi është një ish-efektiv i forcave RENEA.

Pritet që ata të merren në pyetje për të dhënë më shumë informacione rreth krimit.

Ndërkaq drejt Elbasanit janë nisur Forcat RENEA. Pjerin Xhuvani u ekzekutua pas një përplasjeje me armë që ndodhi në lagjen “5 maji”.  Dyshohet se shkak është bërë shpërndarja e parave për blerjen e votave.

Xhuvani prej kohësh nuk e ushtronte aktivitetin si mjek dhe së fundmi ishte angazhuar në zgjedhje me Partinë Socialiste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...