10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Zbulohet karta e identitetit e falsifikuar në emër të Arben Spahiut,ja lidhja e tij me atentatin ndaj Elton Kilës

Është zbuluar karta e identitetit e falsifikuar në emër të Arben Spahiut, i cili u arrestua dy ditë më parë në Elbasan, për akuzën e “Mbajtjes të armëve dhe municioneve pa leje”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”.

Kjo kartë e kombësisë Greke, dyshohet të jetë e falsifikuar, pasi gjeneralitetet lexojnë Kostandinos Lolos, por fotoja është ajo e Arben Spahiut.

Por ajo ka shërbyer për policinë e Elbasanit, në identifikimin e menjëhershëm të Spahiut, si njëri nga personat që mund të ketë lidhje me posedimin e tre automatikëve, një pistolete dhe mjetit luksoz BMW X6, që rezultoi i vjedhur në 6 shkurt 2023 në lagjen “Xhabije” në Shkodër.

Tashmë dy drejtori policore, ajo e Shkodrës dhe Elbasanit, po bashkëpunojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Dokumenti është gjendur brenda makinës, aty ku policia konstatoi arsenalin e armëve dhe dy bidona me benzinë. Makina ishte bërë gati për tu përdorur në një atentat, ku objektivi i mundshëm sipas burimeve të Elbasanit, ka qenë Elton Kila (Oti).

Por gjatë marrjes në pyetje Arben Spahiu, ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me armatimin dhe makinën luksoze, që policia zbuloi 50 metra larg banesës së tij.

Kunati i Erjon Alibej që tashmë ndodhet i arrestuar për llogari të SPAK, ka treguar në policinë e Elbasanit, se ngjarja është një inskenim që i është bërë nga grupet kriminale që veprojnë në Elbasan. Sipas tij, në vitet e fundit familja e tij është goditur disa herë, duke pasur dhe viktima.

Spahiu, ka rrëfyer se vetë ai i ndruhej një sulmi me armë. Pasi kur kishte konstatuar prezencën e madhe të policisë në lagje, ishte larguar me vrap, duke shkuar në apartamentin e tij, në katin e pestë të pallatit, nga frika e një atentati të mundshëm.

Por dëshmia e Arben Spahiut, nuk është konsideruar e sinqertë nga policia e Elbasanit, e cila dy ditë më parë urdhëroi arrestimin e tij së bashku me kushëririn e Erjon Alibej, shtetasin Arsen Preçi.

Ky i fundit njihet si person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Plani për eliminimin fizik të një eksponenti kriminal në Elbasan, ishte menduar dy javë më parë, kur në lagjen “Xhabije” të Shkodrës, vidhet një automjet luksoz BMW X6.

Makina është transportuar në Elbasan, duke u administruar nga njerëzit e afërm të Erjon Alibej. Ky i fundit i arrestuar që prej muajit Maj 2022 nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Ndërsa tashmë Alibej, është kthyer një i bashkëpunëtor i kësaj prokurorie, duke treguar disa nga krimet e rënda të ndodhura në Elbasan dhe jo vetëm.

Por plani kriminal i dy njerëzve të afërm të penditos, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, dështoi pasi një nga punonjësit e pastrimit në Elbasan, në mbrëmjen e të Premtes, zbuloi krejt rastësisht pistoletën të hedhur brenda një koshi plehrash.

Fillimisht punonjësi, ka njoftuar kolegët e tij dhe mandej është telefonuar dhe policia e Elbasanit, e cila ka shkuar me shumë urgjencë në lagjen “Emin Matraxhiu”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...