10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zbulohet trupi i pajetë i një 25-vjeçari në Itali: Policia po heton për vrasje

Trupi i pajetë i një 25-vjeçari është gjetur në një kullotë malore në zonën Vandoies, në Val Pusteria. Viktima, një i ri nga Tiroli i Jugut, u gjet me kokë të prerë pranë makinës së tij të parkuar në një zonë pyjore.

Policia është duke shqyrtuar të gjitha hipotezat dhe pista të ndryshme, por deri tani të gjitha tregojnë drejt mundësisë së një vrasjeje. Viktima kishte plagë të thella që i kishin shkëputur pothuajse kokën nga qafa, një detaj që sugjeron një akt të dhunshëm.

Trupi i të riut u gjet rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës, më 18 gusht, nga disa turistë që njoftuan autoritetet. Trupi ishte i shtrirë pranë makinës së tij, një detaj që mund të ndihmojë në rindërtimin e lëvizjeve të fundit të viktimës. Dyshohet se ai ka vdekur rreth orës 05:00-06:00 të mëngjesit të djeshëm.

Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe policia po punon për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje misterioze.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...