9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Zelensky akuzon Gjermaninë dhe Hungarinë: Paratë e gjakut po paguhen për naftën ruse!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blenë naftë ruse duke “fituar para me gjakun e njerëzve të tjerë”.

Në një intervistë për “BBC” presidenti Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve për embargon e shitjeve të energjisë nga të cilat Rusia do të arrijë të fitojë 250 miliardë paund ose e thënë ndryshe 326 miliardë dollarë në vit.

Ka pasur një zhgënjim në rritje në mesin e udhëheqjes së Ukrainës me Berlinin, i cili ka mbështetur disa sanksione kundër Rusisë, por deri më tani i rezistoi thirrjeve për të mbështetur veprime më të ashpra për shitjet e naftës.

“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më një çështje biznesi dhe parash. Se është çështje mbijetese” tha Zelensky për BBC.

Presidenti gjithashtu përsëriti thirrjet për furnizimin e më shumë armëve në Ukrainë, duke thënë se ato nuk po i merrnin furnizimet aq shpejt sa për të shmangur sulmin e Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, disa vende evropiane – ata po përpiqen të na ndihmojnë. Por ende ne kemi nevojë për të më shpejt, më shpejt dhe më shpejt. Fjala kyçe është tani”, tha Zelensky.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...