10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zelensky ngre alarmin:”Çdo ditë humbasim 60 deri në 100 ushtarë dhe numërojmë rreth 500 të plagosur në luftime”

Ukraina po humbet 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë. Shifrat i ka bërë të ditura presidenti i vendit Volodymyr Zelensky në një intervistë për kanalin amerikan Newsmax.

“Situata në Lindje është shumë e vështirë. Çdo ditë humbasim 60 deri në 100 ushtarë dhe numërojmë rreth 500 të plagosur në luftime,” tha Zelensky.

Presidenti tha gjithashtu për Newsmax se eksportet e grurit po bllokohen nga Rusia në Detin e Zi.

“Aktualisht, 22.5 milionë tonë drithë janë bllokuar nga Rusia”, shtoi ai.

“Për ta zhbllokuar këtë territor me dalje në det, me dalje në ujë, me dalje popullit tonë, duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë me rreze deri në 120-140 kilometra. “

Kujtomë se më herët gjatë të martës presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se një sërë sistemesh raketash do të dërgohen në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë se sistemet e raketave do të krijojnë kushtet për të lëshuar raketa deri në 80 kilometra, shumë më pak se armatimet me rreze të gjatë që ka kërkuar Zelensky, por shumë më e madhe se çdo gjë që është dërguar në Ukrainë deri më sot.

Në intervistën me Newsmax, Zelensky u shpreh i bindur se raketat do të përdoreshin në Ukrainë, jo në tokën ruse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...