9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Zelensky përfshihet në një aksident, ja momenti kur makina tjetër përplaset me eskortën e presidentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është përfshirë në një aksident trafiku, ku për fat të mirë ka shpëtuar pa as edhe lëndimin më të vogël.

Ishte Sergii Nykyforov nga zyra e presidentit ukrainas që njoftoi për këtë lajm, ku u tha se vetura e Zelensky u përplas me një mjet tjetër në afërsi të kryeqytetit ukrainas.

Thuhet se vetura që shkaktoi aksidentin kishte goditur eskortën e Zelensky, ku si rezultat shoferi i këtij mjeti motorik pësoi lëndime dhe u dërgua me urgjencë në spital për trajtim.

Në anën tjetër, organet e sigurisë kanë filluar hetimet për rrethanat e aksidentit që u shkaktua derisa Zelensky po kthehej nga qyteti Izyum, ku kishte shkuar pa paralajmërim për të vizituar ushtarët ukrainas.

Gjithashtu është bërë e ditur se Zelensky pas trajtimit mjekësor është liruar, dhe nga spitali ku ishte dërguar u bë e ditur se nuk ka pasuar lëndime.

Një video amatore e publikuar në internet, shfaq pamjet pas aksidentit dhe një numër të autoambulancave që kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...