13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Zelensky përshëndeti protestat në Rusi kundër pushtimit/ “Rusia do të duhet të flasë me ne për përfundimin e këtij operacioni ushtarak”

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se Rusia do të detyrohet të flasë, falë protestuesve rusë

Në mesazhin e tij video drejtuar popullit ukrainas të premten herët në mëngjes, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se “herët a vonë, Rusia do të duhet të flasë me ne për përfundimin e këtij operacioni ushtarak, për përfundimin e këtij pushtimi dhe sa më shpejt të fillojë kjo bisedë, aq më pak humbje do të ketë për të”.

Duke dhënë një notë sfiduese edhe kur forcat ruse përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, Zelensky tha: “Ne jemi në tokën tonë, ne kemi të vërtetën, ata nuk mund të shkatërrojnë karakterin tonë. Raketat ruse ‘Kalibr’ janë të pafuqishme kundër lirisë sonë.”

Zelensky gjithashtu përshëndeti protestat në Rusi kundër pushtimit, të cilat u mbajtën gjatë ditës së djeshme, dhe pasuan me qindra arrestime.

“Për të gjithë qytetarët e Federatës Ruse që po dalin për të protestuar, dua t’ju them ju shohim. Do të thotë se na keni dëgjuar,” tha ai.

Të enjten, protestuesit kundër luftës mbajtën demonstrata të vogla në të gjithë Rusinë, sipas mediave të pavarura dhe organizatave monitoruese, edhe pse ata u arrestuan dhe policia kërcënoi se do të shpërndante turmat me forcë fizike.

Rusia ndalon demonstratat pa leje, por rusët mund të organizojnë protesta individuale me një person.

Deri në mbrëmjen e së enjtes me orën e Moskës, të paktën 1,237 persona ishin arrestuar në të paktën 44 qytete në të gjithë Rusinë, raportoi grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info.

Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të orëve të para të ditës së dytë të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Dy shpërthime u dëgjuan në Kiev në orët e para të së premtes, më 25 shkurt.

Sulmet shënuan avancimin e sulmit rus në kryeqytetin e Ukrainës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Kievi ka pësuar nga sulme “të tmerrshme” të Rusisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se beson se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, është “objektiv kryesor i agresionit rus.”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria kanë kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të votojë një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Australia vendosi më shumë sanksione kundër Rusisë, më 25 shkurt, duke shënjestruar disa nga qytetarët dhe ligjvënësit e saj.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është e dobishme të mbajnë gjallë mundësinë e dialogut me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ministrat e jashtëm nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të takohen më vonë të premten për një seancë urgjente mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT